Banner

Shpallja dhe metodika shkencore 3



Ne sidoqoftë, kuptojmë se bindja kategorike mendore e cila ndjeket në këtë çështje dhe shembujt e saj, është ajo çka përmban deklarata e organizatës apo e fabrikës, pasi që të vërtetohet se deklarata është e vërtetë, e nuk është falsifikuar me emrin e saj nga pala tjetër.

Deri tani nuk është se shkenca në kuptimin e saj eksperimental të veçantë, mund të ketë përparësi tek mendja e njeriut më shumë se kjo bindje finale.

E në qoftë se në këtë rast vjen dikush që nuk pajtohet kjo bindje të quhet shkencë, nuk dyshohet në atë se kundërshtimi i tij nuk ndryshon asgjë në këtë bindje, e nuk ka më lehtë se sa të kaloj shkenca në të cilën nuk ka dyshim, në injorancë të thellë e në veçanti kur vjen dikush e e zbukuron atë dhe ndryshon emrat dhe termat e saj.

Pasi që të jemi ndaluar në këtë rast në përmendjen e termave dhe terminologjive do të ishte e dobishme të përmendim se perëndimi sot është drejt kthimit të shikimit në përmbajtjen terminologjike të ngushtë të fjalës shkencë, e cila qysh nga koha e revolucionit evropian deri në gjysmën e këtij shekulli kishte domethënje rezultative të provave të cilat i mbikqyrte dhe vëzhgonte njeriu në botën e materjes me një rol analitik. Që do të thotë se fjala shkencë deri në një periudhë shumë të afërt ka qenë më shumë provë materiale se sa lëvizje mendore.

Madje ishte e shkëputur në lidhshmërinë e të kaluarës, të së ardhshmes dhe të tanishmes jo prezente në shqisa. Gjithashtu ishte e shkëputur me lidhshmërinë fetare, pa marrë parasysh llojin apo burimin e saj. Janë forcuar muret e këtij burgu të ngushtë të çuditshëm për shkencën, suprizë për perëndimin në shkencat materiale në të cilat janë njohur shumë dijetarë siç është: astronomia, fizika, anatomia, të cilat paraqesin suprizë mashtruese dhe më të qartë në mendimet e tre dijetarëve të cilët mundën të jetojnë në një kohë në shek. XVII: Galileu, Dekarti dhe Njutni.

Se teprojmë në qoftë se themi se këta tre janë ndërtuesit e këtij burgu dhe që mbyllen dyert e tij me drynjë të panumërt, nga çka kushtëzuan kufizim të ngusht të shkencës. Pra ishin të mendimit se materja është burim i ekzistencës dhe ajo është bazë sunduese e çdo gjëje. E ska dyshim se ky burg i ngusht në mendimin e tyre është e vetmja dhomë operacionesh në të cilën duhet të lëvizin gjurmime shkencore, kurse zbulimet e reja të cilat i barti shekulli 20, e hodhi poshtë fizikën e Njutnit dhe parashikimet e tij.

E fizika çon në zhveshjen e idesë të vendit apsolut dhe kohës apsolute, duke e konsideruar barazinë materiale dhe fuqinë, vetëm rezultate dhe rregulla të boshtit qenësorë të njeriut vështrues. E që në të vërtetë njeriu vështrues në realitet është pjesë bazë në botën e fizikës dhe dispozitave të saj dhe nuk është vetëm shikues dhe dëgjues, ashtu siç mendon Njutni dhe bashkëmendimtarët e tij. [5]



Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Bahri SEJDIU



_________________________

- Shkëputur nga libri: "Hyrje në të kuptuarit e esencës - Kush jam? Përse? Dhe për ku?".

[5] - Shih librin "El-Ilm fi mendhur el-xhedid" Robert M. Egrus, Xhorxh N. Stans, f.21-22.

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...