Banner

Shpallja dhe metodika shkencore 4



Shkenca e jetës anomale gjithashtu nuk është e fundit që nuk shkoi me shenjat dhe parashikimet me bindjet materialiste e cila papritmas arriti në revolucion të madh derisa ka arritur fundi final në ndodhitë e shekullit 19, por ka përfunduar në një të papritur të kundërt me atë që është pritur dhe menduar.

Ndërsa në vet metodikën jorezultative parashikuese të parisë së mendimtarëve materialist ranë poshtë parashikimet e zhvillimit dhe gjithashtu u anuluan. Kurse i fundit i cili ka lajmëruar prishjen e këtyre supozimeve në përgjithësi është bota franceze e në veçanti Dr. Moris Bokaj, në librin e tij "What is the Original of Men", (i përkthyer edhe në gjuhën arabe)?

Në ndodhitë e këtij ndryshimi ka qenë e patjetërsueshme intensiteti i natyrës së pyetjeve të shpëmdara nga kufijtë e botës materiale të skenuara ndaj shkencës dhe domosdo për mendjen e njeriut, e në veçanti të njeriut perëndimor të detyrojë ndaj një shkence prej së cilës nuk gjejnë përgjigje bindëse.

Përveç kësaj, situata e detyruar ndaj shkencës e cila ishte në një ngushticë të bllokuar që ka detyruar shfajsim për çfardo përgjigje të të gjitha këtyre pyetjeve që vijojnë:

- Në qoftë se vjen dikush dhe pyet për fillimin e ekzistencës së njeriut dhe ngjarjet e një të kaluare të largët do të ishte përgjigjja e tij: nuk kam lidhje unë me këtë çështje!

- E nëse dikush e pyet për përcaktimet e njeriut pas vdekjes dhe çka i paraprinë asaj, përgjigjja e tij do të ishte: edhe kjo gjithashtu nuk është çështja ime!

- Edhe në qoftë se dikush do të pyet për mendjen dhe të vërtetën e saj, apo për shpirtin dhe vendin e tij në trup, do të vinte e njëjta përgjigje: edhe kjo gjithashtu nuk është çështja ime!

- Në të vërtetë gjetja e intuitës në këtë vend është e drejtë e mendjes që ta pyes vetveten në këtë gjendje se a ka ndonjë vlerë shkenca në këtë rast?

Por, se me të vërtetë nga e drejta e mendjes në këtë rast është që të gjurmoj për ndonjë tërheqje të re, pas këtij shfajësimi të dëshmuar të shkencës, nga kjo zhytje në atë çka nuk është profesion dhe çështje e saj.

Kurse baza e të gjitha tragjedive është fillimi i ndjeshmërisë së konceptit perëndimor në ligjin e përmbysur e të kundërt i cili thotë me plot guxim e seriozitet se prova sensitive është vet shkencë në vete, kurse njohuritë mendore janë iluzione dhe asnjëherë nuk kanë lidhshmëri me shkencën!

Por në qoftë se ne paraqesim ndonjë çështje të manipulimit të termave, me diapazonin tonë mund të dimë se ligji i parë dhe i fundit në këtë temë është mendja., e kjo thotë: baza e fisnikërisë së shkencës në tërë universin dhe gjatë gjithë gjeneratave është bindja e cila shartohet në mendje me pajtim praktik me të sotshmen e cila është e lidhur me shkencën.

E kur do të gjendet bindja praktike do të vërtetohet fryti dhe dobia e shkencës dhe gjithashtu vërtetohet domethënja dhe përmbajtja e saj. E ta quaj kush të dojë prej njerëzve çfarë të dojë këtë bindje dhe të bëjë mes saj dhe fjalës shkencë, me gjithçka e kupton atë nga maskime dhe dallime të ndryshme, por duhet ditur se qëllimi i shkencës është të vërtetohet esenca dhe domethënja e saj, pastaj nuk ka asnjëfarë turpi të ndryshojnë shprehjet dhe termat, apo kërkimi i ndryshimit të terminologjisë me një tjetër.



Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Bahri SEJDIU



_________________________

- Shkëputur nga libri: "Hyrje në të kuptuarit e esencës - Kush jam? Përse? Dhe për ku?".

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...