Fetva 123
Pyetja:
A obligohemi me zbatimin e ligjeve të Sheriatit ndaj atij që është i ri në Islam, apo me te duhet të shkojmë gradualisht siç kanë shkuar gradualisht dispozitat e Sheriatit në kohën e Islamit të Parë?
Përgjigja:
Ai që është i ri në pranimin e Islamit duhet të dijë se me pranimin e Islamit menjëherë obligohet me të gjitha dispozitat obligative.
Përgjegjësia e tij ndaj tyre fillon me njohjen e tyre gjegjësisht të dispozitës.
Ne nuk jemi të ngarkuar që ta detyrojmë dhe ta ndjekim që ai t'i zbatojë dispozitat obligative as tërësisht e as gradualisht.
Autor: Prof. Dr. el-Buti