A vemë bast në atë se islami është zgjedhje e problemeve të civilizimit 4
E sado që i flisni perëndimorit apo njeriut me civilizim perëndimor për saktësin e ndalimeve të fajdeve, e sa e sa i tubon argumente ekonomike për dëmet si rezultat i fajdeve, nuk do të vish më shumë se sa Adam Smith dhe të tjerëve të ngjashëm me të.
Por sikurqë perëndimi nuk iu përgjigj ideve të Smithit, e nuk hoqi dorë nga fajdet, në këtë mënyrë është më e mundshme që ai të mos i përgjigjet ideve të tilla e të mos çliroj vetveten nga fajdet, por thjesht admirim të islamit, i cili trajton të njëjtat ide ekonomike. Veç më shumë islamistë kanë mbajtur ligjërata të shumta dhe të thella rreth dëmtimeve dhe rrezikut të lëndëve narkotike nëpërmjet udhëzimeve dhe vendimeve të islamit. Së pari ata mbajtën leksione në shoqëritë perëndimore, këtë të njejtën më vonë e bënë mes kategorive të muslimanëve të infektuar nga shkëlqimi i civilizimit perëndimor, por leksionet e tyre nuk arritën gjë askund.
Në anën tjetër shumë prej tyre të cilët ishin të helmuar nga llojet e drogëve në gradën e robërisë kishin mundësinë e ndëgjimit të të vërtetave doktrinale dhe argumenteve instiktive, logjike dhe shkencore. Më vonë për ta qe rruga e hapur për t'i ushqyer emocionet e tyre në atë që u besoi mendja. E kur zemrat e tyre përmbytën në frikë, dashuri dhe madhështinë e Allahut, u çliruan nga skllavërimi i zakoneve dhe nevojave të devijuara, ndër të cilat edhe nga droga, etj..
Pra nga kjo që shpjeguam gjejmë bindje se sekreti i islamit nuk shtrihet në sistemin dhe legjislacionin e tij të lartë, ky sekret shtrihet në arterien doktrinale e cila vjen nga bazat doktrinale dhe origjina e islamit. Kjo arterie e madhe udhëheqëse drejt sigurisë dhe besimit në faktin se Allahu udhëzon njeriun të bëj vetëm çfarë është mirë për të dhe të mos bëj të keqen. Ajo gjithashtu udhëheq drejt plotësimit të veprimeve pozitive me fjalët e Allahut xh.sh.: "... mund që ju të urreni një send, e ai është shumë i dobishëm për ju, dhe mund që ju ta doni një send, e ai është dëm për ju. Allahu e di (fundin e çdo sendi) e ju nuk dini", (El-Bekare:216).
Pra nuk ka nevojë që të vëmë bast në rrugën tonë të thirrjes së njerëzve se islami ka përsipër zgjedhjen e çdo problemi civilizues. Ajo që kushtëzohet për përqafimin e tij islamin, është të siguroj zgjedhjen e problemeve në pikat ku ai siguron zgjidhjen e problemeve prej të cilave vuan ai. Në të vërtetë ai nuk përqafon islamin i cili përfaqëson besimin në shërbim të Allahut dhe dorëzimit të plotë urdhërave të tij dhe ligjit. Ai vetëm përfaqëson ëndrrën e tij dhe qejfet nëpërmjet islamit.
Por më së miri ta lëmë islamin që vet t'i siguroj zgjidhjet e vërteta të të gjitha problemeve për muslimanin i cili është më të vërtetë besnik me besimin e tij në islamin. I nisur në kuptimin e tij dhe përqafimin e tij nga bazat drejt degëve, se kjo i jep atij zgjedhjen e problemeve. Ndoshta kishin vetëm një obligim, t'ua tërheqim vëmendjen gjithsecilit që shpreson në islam drejt faktit se si nuk do të dëgjoj zërin e islamit duke garantuar zgjedhjen e problemeve nga të cilat vuan po të mos hynte në fushat e tij në thellësi, me besimin se ai nuk është asgjë më tepër pos një shërbetor i Allahut xh.sh..
E nëse jo, e keni dëgjuar ndonjëher për ndonjë ushtar i cili ka treguar besnikëri për udhëheqësin e tij para se të bindej për aftesit e tij drejtuese dhe specializimit ushtarak. Kësaj radhe le të jetë ky fundi i fjalës sonë.
Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Bafti BISLIMI
_________________________
- Shkëputur nga libri: "Hyrje në të kuptuarit e esencës - Kush jam? Përse? Dhe për ku?".