A vemë bast në atë se islami është zgjedhje e problemeve të civilizimit 1
Dihet se njeriu i sotëm i civilizuar është magjepsur pas civilizimit të tij, megjithëse mjaft është lodhur nga problemet e tij. Madje është bërë njeri me karakter të dyfisht në sajë të këndvështrimit të tij drejt saj, me ide dhe ndjenja të përçara në drejtim të tij.
Problemet e civilizimit perëndimor janë të shumta. Njëri prej tyre është problemi ekonomik i cili vazhdimisht po zgjerohet, pastaj problemi i familjes i cili ka arritur kufijt maksimal të shpërbërjes dhe zhdukjes, më pas kemi problemin e diskriminimit racor së bashku me rezultatet që pasohen nga kjo, problemi i sëmundjeve të pashërueshme, qofshin të lindura që paraqiten në shumë raste të deformimeve në embrion ose sëmundje të përfituara të cilat paraqiten në sëmundje të llojllojshme. E nga më të dalluarat dhe më të rrezikshmet, janë sëmundjet seksuale.
Vëmë re se këto probleme janë të karakterizuara nga dy tipare dalluese: tipari i parë është se këto sëmundje kanë një domethënje materiale, kurse tipari i dytë është se ato rrjedhin nga ky civilizim perëndimor si dhe nga nënshtrimi në mënyrë të vrullshme ndaj tyre, pa pasur aftësinë e të gjykuarit dhe të vështruarit.
Por duke marrë parasysh njeriun e këtij civilizimi që ka një synim serioz për të zbuluar çdo mënyrë të vlefshme për zgjidhjen e këtyre problemeve ose për të zvogëluar krizat e tij dhe pasojat e rrezikshme.
Shumë nga muslimanët, në veçanti ata të cilët janë të interesuar për "Thirrjen islame" vënë në dukje nevojën e shfrytëzimit të këtij synimi tek njeriu perëndimor apo tek njeriu i këtij civilizimi në përgjithësi, kështu për ta paraqitur islamin si të vetmen strehë për zgjedhjen e këtyre problemeve.
Islamin të cilin e prezentojnë sot shumica e thirrësve të tij është sistemi i cili bartë tek njerëzit një ligj të suksesshëm dhe të drejtë ekonomik, që bartë rrugën më me vlerë dhe edukuese për përkujdesjen e familjes dhe ruajtjen e saj nga shpërbërja dhe zhdukja. Gjithashtu ka për obligim ruajtjen e shëndetit të njeriut nga një numër i madh lëngatash të parashikuara.
Këta njerëz janë të mendimit se me të prezentuar islami njeriut të civilizimit perëndimor nëpërmjet këtij këndvështrimi, ai do të pranoj dhe do të kapet për të. Kjo për shkak të aspiratës së tij për një jetë më të mirë shoqërore, ekonomike dhe shëndetësore.
Megjithse ne nuk dyshojmë që islami me të vërtetë siguron prezentimin e zgjedhjeve praktike dhe ideale të këtyre problemeve dhe të shumë të tjerave, neve na duhet të shqyrtojmë:
a). A është e logjikshme që këtyre t'ua bësh të njohur islamin nëpërmjet kësaj karakteristike të dashur, për shkak rrethanash të caktuara që u sollën grumbuj problemesh?
Përgjigjja është se kjo mënyrë nuk është e logjikshme sipas standardit të pikpamjes ideologjike apo islame. Ajo nuk është e logjikshme meqë legjislacionet e praktikës dhe të sjelljes në islam, janë degë të bazave doktrinale të cilat përfaqësohen në pikpamjen e islamit për universin, njeriun dhe jetën. D.t.th. se besimi i vërtetë mendor në Allahun xh.sh., cilësitë e Tij, në librat e Tij, në të dërguarit e Tij dhe në ringjalljen pas vdekjes, besimtari trashëgon bindje të plotë në Fuqin e madhe Allahut xh.sh., Urtësinë e Tij të saktë dhe Mëshirën e Tij ndaj robërve të Tij.
Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Bafti BISLIMI
_________________________
- Shkëputur nga libri: "Hyrje në të kuptuarit e esencës - Kush jam? Përse? Dhe për ku?".