Fetva 57
Pyetja:
Si është dispozita e Sheriatit që njeriu të bëhet operacion për të rregulluar ndonjë të metë trupore?
Përgjigja:
Nëse shkaku i operacionit që mjeku e ka konstatuar është salltanat a luks i pastër ose dëshirë personale që gjymtyrën e trupit ta shëndrojë në një gjendje më të përshtatshme ose më të bukur, atëherë operacioni nuk është i ligjshëm dhe kjo përfshihet në atë që All-llahu e ka ndaluar dhe që e konsideron orvatje për të ndryshuar krijimin e All-llahut.
Mbështetur në rregullën e Fik'hut që e kemi të njohur, del se operacioni i cili bëhet për të mënjanuar ndonjë të metë ose të prehet ndonjë gisht që është i tepërt ose të drejtohet hunda e shtrembër ose sytë e shtrembër, është punë humane e e lejuar si për mjekun ashtu edhe për personin që e ka këtë deformim apo këtë të metë.
Ka patur edhe prej Sahabëve (shokëve të Pejgamberit) të cilët kanë prerë një pjesë të hundës dhe e kanë riparuar me një pjesë të kompletuar nga ari.
Autor: Prof. Dr. el-Buti