Fetva 113
Pyetja:
Çfarë mendimi keni për librat e Halid Muhammed Halid. Unë kam dëgjuar se ju nuk i preferoni librat e tij.
Përgjigja:
Ky person kah fundi i viteve të 50-ta publikoi devijimin e tij nga rruga e Islamit dhe mbante ide të çoroditura shkelëse ndaj Islamit dhe me dashje ndërmorri disa veprime publike të shëmtuara me të cilat ai krenarohej e mburrej.
Më pastaj, me paraqitjen dhe përhapjen e zgjimit Islam ai gradualisht u kthye me një diplomaci duke anuar kah mesatarja e mbështetur në Islamin e përmbajtur dhe atëherë shkroi librin: "Disa burra rreth të Dërguarit".
Unë kam mendim të mirë ndaj çdonjërit që pendohet ... Por, kur mua më mundësohet të zgjedhi midis librit të këtij që ka patur këtë biografi ose të lexoj për të njëjtën temë librin: "Fragmente nga jeta e Sahabëve" të një autori që nuk e ka të përlyer biografinë me ndonjë devijim të kaluar atëherë, s'do mend se unë duhet të kem rezervë dhe të anoj kah libri i dytë në vend të parit.
Fjala e urtë arabe thotë: Merre atë që është e kulluar e lere atë që është e turbulluar.
Autor: Prof. Dr. el-Buti