JoMedhhebizmi: Parathënia e botimit të parë 4
Kjo broshurë në mënyrë të shkurtër përmbante atë që e cekëm më parë, se imitimi i një medhhebi të caktuar prej katër medhhebeve është kufër, të cilësuarit e imituesve të imamëve muxhtehidë se janë injorantë, të devijuar dhe mendjelehtë, se imamët janë ata që kanë përçarë fenë dhe janë ndarë në grupacione, se imamët muxhtehidë janë ata, për të cilët Allahu xh.sh. ka thënë: "Ata i konsideruan 'ahbarë' (priftër jehudi) të tyre, 'ruhbanët' (murgjit e krishterë) të tyre, për zota pos Allahut" dhe se ata janë që kanë punuar vepra që çojnë në humbje, kanë devijuar në këtë botë dhe mendojnë se janë duke vepruar mirë.
Ky shpërndarës, [2] i cili kishte fshehur emrin e tij, kishte shpërndarë broshurën e tij në duart e shtresave të ndryshme të muslimanëve: njerëz të rëndomtë, studentë, punëtorë, etj.. Shumë prej tyre më erdhën duke më pyetur se çka duhet bërë.
Njëri prej tyre erdhi i gëzuar dhe më tha: a e sheh se këtë me të cilën po lodheni duke ligjëruar, atë që ju e quani legjislacioni islam, nuk është asgjë tjetër përveç mendimet e imamëve muxhtehidë të medhhebeve. Kjo nuk është asgjë tjetër pos prodhim i mendimeve të tyre ligjore që i kanë lidhur me Kur'anin dhe sunnetin!
Pastaj filloi të më sjell argumente nga broshura që e kishte lexuar. Më pas tha: "mësuam se Islami nuk është diçka tjetër pos një grup ibadetesh, duke përfshirë këtu pesë shtyllat e njohura dhe se beduini i ka mësuar për disa minuta e më pas i ka praktikuar". [3]
Ky është Islami, ndërsa ju thoni se Kur'ani dhe sunneti në vete bartin rregullat e të drejtës civile, penale, ndërkombëtare dhe se Islami është fe dhe shtet. Ky është përgënjeshtrim i asaj që e thoni, gjë të cilën e regjistron vetë mësimdhënësi i El-Mesxhidul-Haram.
Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Dr. Naser RAMADANI
_________________________
- Shkëputur nga libri: "JOMEDHHEBIZMI - bid'ati më i rrezikshëm që kërcënon sheriatin islam".
[2] - Është fjala për shtëpinë botuese.
[3] - Me këtë aludon në hadithin të cilin e transmeton Muslimi nga Ebu Abdullah Xhabir ibn Abdullah El-Ensarij radijellahu anhuma se: "Një njeri e pyeti të Dërguarin e Allahut a.s. dhe tha: Çmendon nëse i fali namazet e obliguara, e agjëroj Ramazanin, u përmbahem hallalleve kurse braktisi haramet dhe nuk bëj asgjë më shumë se kjo, a do të hyjë në xhennet? I Dërguari a.s. tha: Po". (N.R.).