JoMedhhebizmi: Parathënia e botimit të dytë 5.1
5. - Ndërsa sa i përket çështjes së dytë. Ai (shejh Naseri) nga ana e tij të gjitha tekstet që përmbajnë gabim ose devijim nga e vërteta, i komenton në atë mënyrë që vjen në përputhshmëri me realitetin që e kam theksuar në librin tim!
Fjala e Haxhnediut: "Medhhebet nuk janë më shumë se mendimet e dijetarëve dhe të kuptuarit e tyre ndaj disa çështjeve dhe se as Allahu xh.sh. e as i Dërguari i Tij nuk e kanë obliguar asnjë njeri që t'i imitojë ato". -Sipas tij- duhet komentuar se ka për qëllim në veçanti ata që kanë mundësi të bëjnë ixhtihad. Vetëm ata janë për qëllim me fjalën "asnjë njeri"!
Fjala e tij: 'Arritja e kësaj çështje ixhtihadit është e lehtë që nuk ka nevojë të posedosh me shumë se El-Muvata', dy sahihet (Buhariun dhe Muslimin), sunenin e Ebu Davudit, xhamiun e Tirmidhiut dhe të Nesaiut'. Këto libra janë të njohura që mund të posedohen në kohën më të shkurtër. Pra, duhet ta dish këtë. Nëse nuk e di dhe ndonjëri prej vëllezërve të tu e ka kuptuar dhe ta sqaron me gjuhën që ti e kupton, pas kësaj për ty nuk mbetet arsyetim. -Sipas tij-, kjo fjalë ka kuptim të veçantë dhe përfshinë ata që kanë arritur gradën e ixhtihadit për të nxjerrë dispozitat prej teksteve. Pra, në këtë fjali nuk ka nevojë për koment.
Fjala e tij: "... aty gjendet tekst nga Kur'ani, sunneti ose fjalët e sahabëve radijellahu anhum, të vepruarit me to është vaxhib dhe nuk lejohet që të lihen ato e të veprohet me thëniet e dijetarëve". - Sipas tij-, ka për qëllim atë njeri që ka mësuar diçka nga shkencat e sheriatit dhe i njeh argumentet dhe përmbajtjen e tyre.
Dhe kështu me radhë. Të gjitha tekstet e tilla që gjenden në broshurën e Haxhnediut, komentohen -sipas mendimit të shejh Naserit- me atë që vjen në përputhshmëri me të vërtetën që e sqaruam. Sipas tij, ne kemi për obligim që tekstet e tij t'i kuptojmë siç ka pasur për qëllim ai.
Kur i thashë atij se asnjeri prej dijetarëve nuk i përdorë këto shprehje e as këtë metodë në këtë mënyrë, mandej të ketë për qëllim jo atë që mund të kuptohet sipas kuptimit sarih (të qartë), dhe se asnjë njeri nuk i kupton këto tekste siç i kupton ti. Ai tha: Ky njeri -Haxhnediu-, është nga Buhara, gjuha e tij nuk është arabe dhe se ai nuk mund të jetë i qartë sikur arabët, si dhe njeriu ka vdekur, atëherë kemi për obligim që fjalët e tij -e ai është musliman- t'i kuptojmë në formën më të mirë dhe të jemi mendimmirë sa të jetë e mundur!
Kjo ishte shkurtimisht përmbajtja e diskutimit tonë të inçizuar mes nesh, e që zgjati përafërsisht tri orë.
Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Dr. Naser RAMADANI
_________________________
- Shkëputur nga libri: "JOMEDHHEBIZMI - bid'ati më i rrezikshëm që kërcënon sheriatin islam".