Fetva 44
Pyetja:
A mundeni që të më jepni sqarim të mjaftueshëm dhe të gjërë për "El-Bakijatu es-salihatu" (veprat e mira, fryti i të cilave është i përjetshëm).
Kam lexuar se me fjalët: "El-Bakijatu es-salihatu" është për qëllim: "subhanell-llahi, el-hamdul-lahi, All-llahu ekber", pra, a është kjo e vërtetë? Unë nuk jam i bindur në këtë!
Përgjigja:
Shumica e dijetarëve janë të mendimit se me: "El-Bakijatu es-salihatu" është për qëllim shpeshtimi i fjalës: "Subhanell-llahi velhamdu lil-lahi ve lailahe il-lall-llahu vell-llahu ekber".
Kështu është transmetuar nga Pejgamberi, bekimet e All-llahut qofshin për të, në rrugë të ndryshme të gradës "meukf" dhe të gradës "merfuë".
Pra, domethënia është se vazhdimësia e zikrit ndaj All-llahut i sjell personit lumturi të përjetshme që nuk ka të shterrur.
Autor: Prof. Dr. el-Buti