JoMedhhebizmi: Parathënia e botimit të dytë 5.2
Më pas, më kishte dërguar një letër ku propozon një takim tjetër.
Unë iu përgjigja:
"Sa i përket propozimit tuaj që të bëjmë një takim tjetër, unë vërejta në takimin e parë se nuk fituam asgjë nga ai. As ju nuk hoqët dorë nga parafytyrimet se autori i broshurës është i pagabueshëm, e as unë nuk u binda me komentimin tuaj që ia bëtë fjalëve të tij. Kam bindje se sikur të kishit pranuar që fjalët e shejh Muhjidin ibn Arabiut t'i komentoni me çerekun e komentimit që ia keni bërë fjalëve të Haxhnediut, nuk do të kishit pasur mundësi që ta konsideroni si kafir ose fasik".
"Sidoqoftë, fjala juaj dje ishte mbrojtje për Haxhnediun dhe sqarim se ai nuk ka pasur për qëllim pos asaj që unë e kam sqaruar në librin tim".
"Pa marrë parasysh se Haxhnediu a është siç e paramendoni ju apo siç e paramendoj unë, sidoqoftë, më gëzon tepër që ju të mos i pranoni mendimet që i kam kuptuar unë prej fjalëve të tij dhe do të isha tepër i gëzuar sikur të shkruani për njerëzit një përmirësim ose shpjegim të fjalëve të tij, ku do të ngërthejë në të respektin tuaj ndaj imamëve si dhe obligueshmërinë e imitimit të tyre për atë që nuk e ka arritur gradën e ixhtihadit".
"Sa i përket takimit përsëri, unë nuk shoh asnjë dobi prej tij, ngase nga takimi i mëparshëm nuk vërejta gjë pos një çështjeje e ajo është se unë humba tri orë, ku kam pasur mundësi të punoj diçka të dobishme".
"Pranoni nga unë përshëndetjet më të sinqerta"!
Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Dr. Naser RAMADANI
_________________________
- Shkëputur nga libri: "JOMEDHHEBIZMI - bid'ati më i rrezikshëm që kërcënon sheriatin islam".