Banner

Femra dhe e drejta për jetë 2



Ndërsa në një hadith tjetër thuhet: 'Gjaku i të gjithë myslimanëve është i njëjtë'. [2]

Për disa është e paqartë dispozita me të cilën rregullohet kompensimit për vrasje (dija), andaj shtron pyetjen: "Përse bëhet dallim midis mashkullit dhe femrës nëse dënimi për vrasje (kisas, hakmarije) zbret në nivel të kompensimit për vrasje (dija) dhe shpagimi për femrën është përgjysmë më i vogël se shpagimi për mashkullin". Po kjo pyetje mund të shtrohet në rast të vrasjes pa qëllim.

Përgjigja do të ishte se obligimi i shpagimit (të gjakut) në këtë situatë nuk nënkupton dënimin i cili caktohet në bazë të vlerës së jetës së njeriut, porse është barazim juridik përmes cilit dëshirohet të kompensohet e drejta e familjes për shkak të dëmit material nga vrasja e një anëtari të saj. Për shkak të kësaj dispozita për shpagimin e vrasjes është pjesë e marrëveshjes për atë që janë mukelef (me të drejtë të plotë) dhe ata që nuk janë të tillë.

Në këtë rast te kompensimi material duhet pasur kujdes në shkallën e humbjes materiale e cila vjen si pasojë e vrasjes së personit të cilin familja e ka humbur. S'ka dyshim se dëmi për femijët për humbjen e babait i cili i ka ushqyer, është më i madh se humbja e nënës nga ky aspekt. I njëjtë është dallimi midis asaj që i është vrarë burri pa qëllim dhe atij që i është vrarë gruaja. Gjegjësisht, fatkeqësia materiale e cila e ka goditur atë burri i cilës është vrarë është më i madh se fatkeqësia e atij që i është vrarë gruaja.

Vlera e njeriut në të gjitha situata e mësipërme është e njëjtë. Nëse vrasja ndodh qëllimisht, dispozita e cakton kisasin (shpagimin) pa dallim. Mirëpo, nëse farefisi më i afërm i të vrarit heq dorë nga shpagimi ose vrasja ka ndodhur pa qëllim, dënimi i caktuar për vrasje bjen dhe në vend të tij vjen shpagimi, krejt kjo me qëllim të arritjes së barazisë juridike e cila është çrregulluar si pasojë e humbjes së ushqyesit të familjes i cili është përkujdesur për të. Ky shpagim i nënshtrohet ndryshimeve.



Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Dr. Selim SYLEJMANI



_________________________

- Shkëputur nga libri: "Femra midis tiranisë së sistemit perëndimor dhe mëshirës së ligjit hyjnor".

[2] - Ibën Kethiri, Tefsir, v. 2, f. 61-62. Nëse deklaron: "Po ajeti bën fjalë për atë që është urdhëruar në Tevrat", përgjigje ndaj kësaj është se: Nëse konsiderojmë se dispozita e mëhershme vlen edhe për ne pos nëse ka ardhur diç që është e kundërt me të, atëherë nuk ka paqartësi. Por nëse konsiderojmë atë që e konsiderojnë ata që pohojnë se dispozita e mëhershme nuk është dispozitë edhe për ne pos nëse vjen diç që e konfirmon, atëherë ka ardhur ajo që e konfirmon në Kur'an pas këtij ajeti: "Kurse ty të shpallet Libri, vetë e vërteta, që të konfirmojë librat para shpalljes dhe të vigjilojë mbi ta. Dhe ti gjyko sipas asaj që ka shpallur Allahu, ...", (El-Maide, 48).

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...