Banner

Fetva 284



Pyetja:

Si mund të bëj përputhjen midis çështjes së besimit që është e pakontestueshme e cila thotë se: çdo gjë që ka fillim ka edhe mbarim dhe asaj se shpirti është i pavdekshëm d.m.th. ka fillim por, nuk ka mbarim?


Përgjigja:

Fjalët: "fund", "shkatërrim" apo "shuarje" nuk kanë kuptimin e paqenësisë siç supozon ti por, kanë kuptimin e asgjësimit.

Në Akiden (besimin) Islame nuk është e domosdoshme të besosh se pjesët e trupit pas vdekjes kalojnë në paqenësi.

Pasi të kuptosh këtë gjë dije se ekzistimi i shpirtit pas vdekjes i ndarë prej trupit nuk ka asnjë paqartësi e kontadiktë. Bile ekzistimi i tij pas vdekjes është më me vend se sa ekzistimi i pjesëve të trupit pas vdekjes.



Autor: Prof. Dr. el-Buti

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...