Banner

Fetva 19



Pyetja:

A është e vërtetë se faza e adoleshencës është përnjëmend problem dhe se adoleshenti nuk ka pjekuri mendore si dhe se ai nuk bazohet në arsye por në emocione?


Përgjigja:

Adoleshenca në vete përnjëmend ngërthen një problem e kjo qëndron në atë se në atë fazë epshi seksual në brendinë e fëmiut fillon të lulëzojë, por ende pa mos u kompletuar pjekuria e tij mendore, kështu që ai u nënshtrohet epsheve të veta duke mos patur diç që t'u bëjë ballë atyre, ku në mungesë të aftësive të tia mendore të cilat ende nuk janë pjekur ai u nënshtrohet duke mos i kufizuar ato.

Për këtë arsye, metodat edukative duhet ta shërojnë këtë fenomen dhe mendja e fëmiut të përkrahet e të ushqehet me metoda paqësore që të realizohet barazpeshimi midis epsheve dhe normave racionale në këtë fazë.



Autor: Prof. Dr. el-Buti

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...