Fetva 280
Pyetja:
Një njeri i martuar në Perëndim jeton në mes të të gjitha llojeve të devijimit sa që gruaja e tij nuk e ngacmon epshin e tij (me gjithë bukurinë të rrallë që e ka ajo).
Ky ka frigë se mos po bie në zina, prandaj pyet se a lejohet që ky (ose të dytë) të shohin filma që ngacmojnë epshin me qëllim që të kenë diç që ta tërhek epshin e tij për të mundur të bëjë marrëdhënie intime me gruan e tij?
Përgjigja:
Nuk lejohet një gjë e tillë.
Ti duhet të dish, nëse ke mendje të shëndoshë se mënyra e jetës së devijuar të shokut tënd është shkak i shuarrjes së dëshirës së tij seksuale ndaj gruas së tij.
Pra, praktikimi i shikimit të filmave që ngacmojnë epshin (që janë manifestime të devijimit) do t'ja shtojnë edhe më tepër shuarjen e dëshirës së tij siç është e qartë për çdo njeri të mençur.
Autor: Prof. Dr. el-Buti