Banner

Fetva 272



Pyetja:

A është e vërtetë se ti je anëtar i Ballit Kombëtar Përparimtar që sundon sot Sirinë siç është përmendur në faqen e internetit të El-Menarit?


Përgjigja:

Drejtuar Profesor Rashid El-Ganushit:
Es-Selamu Alejkum Ve Rahmetull-llahi!
Lexova artikullin tuaj me temën: "Hutia e Lëvizjes Islame midis pushtetit dhe shoqërisë" dhe më habiti biseda e juaj për mua ku thuhej se unë jam anëtar i "Ballit Kombëtar Përparimtar" që udhëheq sot pushtetin në Siri!!?

Unë nuk jam e as që kam qenë ndonjëherë anëtar i Ballit ...

Sikur unë të isha anëtar i këtij Balli atëherë duhet të isha edhe udhëheqës i ndonjë partie të cilën gjë ti shumë mirë e di se unë refuzoj dhe jam kundërshtar i një gjëje të tillë, të cilën gjë edhe nga unë e ke marrur dhe gjerësisht e ke potencuar bukur mirë.

Pra, si është e mundur përkundër kësaj ti mua t'më konsiderosh Kryetar i ndonjë partie prej partive dhe njëkohësisht anëtarë në Ballin Kombëtar të cilën e përfaqësojnë kryetarët e partive??!



Autor: Prof. Dr. el-Buti

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...