Banner

Fetva 273



Pyetja:

Kam një shok që më la një pasuri si emanet por, ai këtë e ka fituar në mënyrë jo të ligjshme (nëpërmjet të alkoholit ose nëpërmjet të mitës, potencoj se nuk është nëpërmjet të vjedhjes).

Pra, a më lejohet që unë atë pasuri ta mbaj tek unë si emanet? Gjithashtu, unë me lejen e tij kam marrë diç për të larguar një shtërngatë.

Pra, a më lejohet përdorimi i saj?


Përgjigja:

Po, të lejohet t'ja mbash si emanet.

Kurse, sa i përket asaj që t'i ta përdorish atë atëherë duhet shikuar nëse ajo pasuri është krejt prej pasurisë së ndaluar bie fjala: gjithë të ardhurat e saja janë nga pijet alkoholike e të ngjajshme, atëherë as ty e as dikujt tjetër nuk i lejohet përdorimi i sadoqoftë i saj.

Kurse, nëse pasuria në fjalë është e përzier edhe me Hallall edhe me Haram atëherë siç është në të shumtën e rasteve e që quhet pasuri e dyshimtë dhe e diskredituar atëherë të lejohet ta përdorish atë aq sa të lejon pronari i saj.



Autor: Prof. Dr. el-Buti

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...