Fetva 49
Pyetja:
A mund që t'më ndihmoni të bëhem sa më tepër durimtarë. Si të bëhemi durimtarë nëse dëshirojmë diçka me rëndësi që nuk mundemi ta arrijmë?
Përgjigja:
All-llahu Fuqiplotë në Kur'an thotë: "Pra, të jesh i durueshëm! Durimi yt është vetëm me ndihmën e All-llahut".
Domethënia e fjalës së All-llahut është se edhe pse ti je i urdhëruar të bësh durim përsëri ti këtë nuk mund të arrishë ndryshe përveç nëse All-llahu të ndihmon në këtë durim.
Ndërkaq, nga kjo nënkuptojmë se durimin mund ta arrishë duke u kthyer tek All-llahu, duke kërkuar ndihmën prej Tij dhe duke vazhduar në këtë. Atëherë, do të shohish se All-llahu do t'i përgjigjet lutjes tënde dhe do të të ndihmojë të arrishë durimin për të cilin të ka urdhëruar. Por, kthimi i vërtetë tek All-llahu bëhet vetëm pasi ta njohësh Atë, të besosh dhe të bindesh në urtinë dhe mëshirën e Tij.
Pra, ti sa ma tepër përmende All-llahun, ki parasysh mbikëqyrjen e Tij, bëhu e besueshme dhe e bindur ndaj Tij. Njëkohësisht, kthehu tek Ai dhe kërko që të të fal durimin dhe ke për të parë se përgjigjja e Tij do të jetë e shpejtë. Nga ana tjetër, edhe unë lus All-llahun që të të shpëtojë nga durimi duke ta larguar ngushtimin apo belanë prej së cilës je duke vuajtur e cila kërkon durim të cilin ti e kërkon.
Autor: Prof. Dr. el-Buti