Banner

Fetva 48



Pyetja:

A lejohet që gruaja të udhëtojë për në Amerikë me fëmiun e saj që është 12 vjeçar dhe a bën që ky (fëmiu) të bëhet mahrem i saj?

Qëllimi i udhëtimit është turizmi, vizita e vëllaut, lindja e fëmiut atje apo me qëllim që fëmiu të merr pasaportë amerikane dhe për të zbuluar vizione për Da've në Islam si dhe për të emigruar atje.

Gruaja në fjalë është gruaja ime. Ndërkaq, prindët e saj janë në rrugë për ta marrë kartelen e gjelbërt e pastaj pasaportën.


Përgjigja:

Po. Fëmiu i saj 12 vjeçar është në rregull (lejohet) që të jetë si mahrem për udhëtim.

Kurse, sa i përket udhëtimit për në Amerikë apo diku tjetër lejohet nëse udhëtimi bëhet për të kryer ndonjë nevojë apo për të realizuar ndonjë interes, por, me kusht që ky udhëtim të mos i shkaktojë ndonjë haram apo mospërmbushje të ndonjë obligimi.

Ndërsa, sa i përket udhëtimit në Daru el-Kufr (Shtetin joislam) me qëllim të emigrimit dhe vendosjes atje, kjo gjë është e ndaluar (haram) sepse vendosja atje patjetërson nënshtrimin ndaj pushtetit të pa besimtarëve, ndërsa një gjë e tillë ndalohet me tekst të qartë Kur'anor.

Gjithashtu, një gjë e tillë shkakton shkrirjen (asimilimin) e personalitetit Islam me kalimin e kohës në flakën e shoqërisë xhahile (joislame).



Autor: Prof. Dr. el-Buti

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...