Banner

Cili është burimi i drejtave të cilat i gëzon femra në shoqëritë perëndimore? 2



Ajo që ndodh në të shumtën e rasteve është që gruaja ose vajza porsa kalon nga periudha e rinisë në atë të mesme (ndërsa dihet se vajzat atje nuk martohen gjersa të mos "në moshë"), burri ose dashnori ngopet me të dhe largohet duke kërkuar kënaqësi tek një tjetër. Nganjëherë ngopja dhe mërzia ndaj saj shfaqen edhe pa arsye, madje edhe kur ajo është në lulen e rinisë.

Këtu vjen deri te kontesti kur gruaja duhet të vihet në provë sa është në gjendje të mbajë burrin ose dashnorin e vet dhe sa do ta mbrojë dinjitetin vetjak. Mirëpo kjo provë nuk i sjell asgjë tjetër pos hidhuri dhe dhembje të cilin e bart në vete dinjiteti i cenuar. Manifestimi më i kulluar i poshtërimit të femrës në këto marrëdhënie është momenti kur mashkulli përdor madje edhe kanosje, goditje dhe dhunë që gruas nuk i lë zgjidhje pos ikjes pa ditur as vetë nga.

Në Amerikë kohëve të fundit është përhapur azile specifike të cilat i pranojnë femrat që kanë arritur të ikin nga dhuna dhe goditjet e meshkujve. Godinat e këtyre qendrave zakonisht janë të rrethuara me mure të zbukuruar dhe dekori i cili nuk zbulojnë natyrën e asaj që ndodhet brenda. Janë të maskuar për të penguar njohja e vendit në të cilin kërkojnë mbrojtje një numër i madh femrash fatkeqe, që të mos i arrijnë goditjet dhe maltretimet e burrave dhe dashnorëve madje edhe në këtë strehimore ku janë fshehur!

Nga këto fatkeqësi të tmerrshme është përhapur epidemia e cila ka përfshirë tërë SHBA, por edhe shumë vende të Evropës.

Riçard F. Xhonës, profesor në Akademinë për obstetrikë dhe gjinekologji në SHBA ka shkruar një artikull lidhur me këtë fenomen të tmerrshëm dhe epidemik në revistën e kësaj akademie të botuar në vitin 1993, me titull "Domestic Violence: Let our voces be heard", do të thotë: "Dhuna në familje: Le të dëgjohen zërat tanë".

Artikulli në fjalë fillon me fjalët: "Eshtë paraqitur një sëmundje e cila po shkatërron vendin tonë ... Ajo është e tmerrshme. Mbi këtë nuk mund të kalohet lehtë dhe të jemi indiferentë ndaj saj. Ajo është sëmundje e cila shkakton pështirë. Asnjë vend i civilizuar nuk mund ta pranojë".

Autori, pastaj, vazhdon: "Çdo 12 sekonda në Shtetet e Bashkuara të Amerikës femra i ekspozohet kësaj epidemie. Çdo 112 sekonda femra goditet deri në vdekje ose lëndime të rënda ... çdo ditë i shohim pasojat gjejmë gjurmët e këtyre goditjeve në zyret tona ... në ordinanca të ndihmës së shpejtë dhe ambulanta ...".

Sa i përket grupit të femrave të pafuqishme, të pamartuara dhe të shkurorëzuara, ato i kalojnë ditët e mbetura në një lloj izolimi të plotë nga shoqëria, midis njërës prej tyre dhe kësaj bote në të cilën jeton nuk ka gjë tjetër pos nevojës për ushqim, pije dhe banesë. Është tablo e zakonshmen, në Evropë dhe Amerikë, që dikujt prej nesh, i është ofruar rasti të vizitojë këto shoqëri, ta vërejë këtë realitet të gjorë nga i cili vuan ky grup i femrave fatkeqe.

Secila prej tyre e jeton pjesën tjetër të jetës së vet vetëm në banesën e saj të vogël. Nuk ka asgjë që mund ta lumturojë, pos qenit të bindur i cili është ngushëllim i vetëm. Çdo mëngjes e merr me vete kur blen pemë e perime. Mbase edhe ulet dhe pushon në ndonjë park që është afër, qoftë në të shkuar apo në të kthyer, ndërsa kur kthehet në shtëpinë e vet e mbyll derën pas vete me shumë dryrë në kërkim të qetësisë dhe sigurisë.



Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Dr. Selim SYLEJMANI



_________________________

- Shkëputur nga libri: "Femra midis tiranisë së sistemit perëndimor dhe mëshirës së ligjit hyjnor".

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...