Banner

JoMedhhebizmi: Parathënia e botimit të dytë 7



7. - Nga mesi i thirrësve të jomedhhebizmit ka të tillë që kanë shpërndarë gjëra jo të vërteta rreth diskutimit që ishte mes meje dhe shejh Naserit. Nuk kam për qëllim që të ndalem në këto çështje e t'i komentoj sepse unë shpresoj që gjithë atë mund që e kam dhënë në këtë çështje të jetë në shërbim të sheriatit islam për të cilën nuk pres shpërblim prej askujt përpos prej Allahut xh.sh.. Më pas, ata njerëz le të thonë për mua çka të dojnë.

Mirëpo, atë që duhet ta sqaroj nga e gjithë ajo që e kanë përhapur në formë gënjeshtre, është thënia se kinse babai im -i cili kishte marrë pjesë në një pjesë të diskutimit- e ka përkrahur shejh Naserin në mendimet e tij dhe më ka kundërshtuar mua!

Për këtë shpifje nuk duhet të hesht, sepse përndryshe do të përdoret si mjet për tërheqjen e zemrave të njerëzve të thjeshtë në devijimet e atyre njerëzve, me supozim se fekihu dhe dijetari i Damaskut, shejh Mulla Ramadani e ka përkrahur thirrësin më të njohur të jomedhhebizmit.

Për këtë babai im më ka urdhëruar që lexuesve t'ua sqaroj këtë shpifje të pabazë. Disketa në të cilën e kam inçizuar diskutimin është dëshmi më e fortë për këtë.



Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Dr. Naser RAMADANI



_________________________

- Shkëputur nga libri: "JOMEDHHEBIZMI - bid'ati më i rrezikshëm që kërcënon sheriatin islam".

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...