Është koha për të kuptuar të vërtetën
Vëllezër të respektuar, ajo që tani po ndodhë, është një planifikim nga jashtë, dhe ne nuk e dimë se kush është ai që po planifikon she cili është qëllimi dhe çfarë qëndron pas këtyre planifikimeve, kurse Muhammedi alejhi selatu ve selem ka thënë: "Ai që lufton nën hijen e flamurit të panjohur (nuk e di se kush e bartë atë dhe çfarë drejtimi dhe syniki ka) dhe vritet, ai vdes në xhahilijet", (Transmetojnë: Buhariu dhe Muslimi).
Pra, kjo liri që e shohim se (propagandohet) tani, është një liri nënshtrimi ndaj urdhrave që vijnë nga jashtë e të cilat na shpijnë në mjerim. Nëse një popull po pret që sorra të jetë tregues se ata janë duke kaluar pranë një stërvine (cofëtine) atëherë kjo do të ishte një gjë shumë e rrezikshme. Në të shumtën e rasteve kur është fjala për këtë çështje unë akuzohem se rreshtohem në taborin e funksionarëve.
Unë asnjëherë nuk kam qenë dhe nuk do të jem deri në vdekje i interesuar për të mikluar funksionarët e as njerëzit e tillë. Unë jam i interesuar që të kapem për kriteret e Kur'anit dhe Sunnetit dhe të arrijë kënaqësinë e All-llahut Fuqiplotë. Unë kur u them njerëzve se nëse udhëheqja është e panjohur, fetarisht duke u bazuar në Librin e All-llahut dhe Hadithin e të Dërguarit të All-llahut, nuk lejohet që t'i nënshtrohemi asaj sa do që situata në të cilën neve po kalojmë të jetë e rendë dhe e vështirë.
Së pari, ne duhet të jemi hartues të atij planifikimi dhe duhet të dimë planin dhe rrugën të cilën sot e trasojmë. Njëkohësisht, edhe udhëheqësia duhet të jetë me zgjedhjen tonë dhe të shkojmë pas saj. Si është e mundur që unë t'i takoj taborit të funksionarëve kur ndaloj atë që ka ndaluar Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve-sel-lem ku thotë: "Kush prej Ummetit tim del kundër Ummetit tim, duke rrahur (mbytur) të mirin dhe të keqin, duke mos pas drojë ndaj besimtarëve dhe duke mos pas drojë që të përmush besatimin e dhënë, ai nuk është prej meje". Unë po ju them se kjo fjalë u dedikohet funksionarëve dhe atyre tjerëve që dalin prej Ummetit tonë kundër Ummetit tonë.
Vëllezër të dashur, plani i hartuar më ka arritur (e kam në dorë). Disa dokumentacione më arrijnë Vallahi pa i kërkuar ato. Plani është i hartuar që nga koha kur është hartuar zhdukja e Irakut ngase ka reaktor atomik (bërthamor), që nga ajo kohë Izraeli dhe SHBA kanë planifikuar për të zhdukur Irakun. Por, krahas këtij planifikimi është hartuar edhe plani për të zhdukur edhe disa vende të tjera ku njëri prej tyre është Siria. Plani i hartuar për Sirinë është që ajo të coptohet në katër apo pesë pjesë. Ky plan ekziston.
Por mënyra e shkatërrimit që u ndërmor në Irak dhe strategjia e situatës në Irak ndryshon nga strategjia e situatës në Siri. Pra mënyra e planit në Siri është ndryshe nga Iraku. Mënyra që është hartuarpër Sirinë është: "demostrata, protesta, pastaj rënie (e pushtetit), mandej shkatërrim qoftë edhe pa arsye, vrasje, mbytje dhe kështu me radhë". E gjithë kjo që të ndërmerren veprime dhe kundër-veprime (reaksione). Që të ndodhë vrasje dhe më pas të lejohet vrasja, të rritet numri i vrasjeve dhe faza tjetër që shteti (vatani) të futet në një luftë civile, ku nëse realizohet kjo, atëherë askush nuk ka mundësi të ofroj zgjidhje.
Kurse faza e tretë është kur Zotëria "Xhentellmeni i madh" i cili fshehët pas mureve, vjen për të zgjidhur problemin, vjen për t'i dhënë fund këtij problemi, dhe për këtë ai merr haraç, si dhe mirënjohje për atë se po i jep fund këtij problemi.
Vallë, çfarë përfundimi është ky? Ai është që Siria të ndahet në pesë pjesë. Këtë dokument unë tani e kam në duart e mija. Vëllai im, si është e mundur që unë të rekrutoj veten time në shërbim të këtyre njerëzve dhe të bëhem ushtar i tyre?! Kur i Dërguari i All-llahut thotë: "Ai që lufton nën hijen e flamurit të panjohur dhe vritet, ai vdes në xhahilijet", (Transmetojnë: Buhariu dhe Muslimi). Po ashtu, ka edhe shumë hadithe të tjera që çuditërisht sikur e përshkruajnë këtë situatë. Por, kjo nuk do të thotë se unë e përkrahi shtetin apo cilindo tjetër në batil (në rrugën e shtrembër).
Vëllezër të mi, këtyre që kanë ngritur flamurin e Xhihadit e të cilët më akuzojnë se unë kam rrënuar Xhihadin u them: Në muajin e Ramazanit kur kam folur në këtë vend për hidhërimin e All-llahut që po na vjen për shkak të serialit: "Martohuni me ato që i keni në pushtetin tuaj (robëreshat)" dhe për shkak të nxjerrjes nga puna të 1200 grave që kanë qenë perde nga ana e ish-ministrit të arsimit, atëherë kush më përkrahu mua në këtë? Ku ishin këta që sot po thërrasin në Xhihad?! Pse dhe pse nuk po thirrnin atëherë për në Xhihad?! Pse?!
Ku janë ato që atëherë nuk më ndihmuan as me një fjalë të vetme?! Po, kam thënë se është duke ardhur një hidhërim i zjarrtë i All-llahut, pasi që në Ramazan për çdo natë talleshin me Librin e All-llahut në serialin: "Martohuni me ato që i keni në pushtetin tuaj (robëreshat)", në të cilin serial thirrëset në rrugë të All-llahut, të përkushtuarat ndaj All-llahut dhe të sinqertat përshkruheshin se ato kanë qenë lavire, atëherë unë kam kundërshtuar një gjë të tillë, kurse tani e vërteta kërkon të kem këtë qëndrim, se nuk lejohet të ndjekim të huajin.
Në kongresin që u mbajt në Turqi, kishte një përzierje të laikëve, marksistëve, të Tahririt islamik të cilin e mbështet Britania dhe të Islamistëve tekfiristë (që sipas tyre unë jam kafir) si dhe të grupacionit të Hadamit, të cilët janë përzierje e kësaj përzierje. Të gjithë këta janë ushtarë të planit i cili është plotësimi i planit të Irakut, i planit të një Lindje të re dhe keni parë se çfarë risie mbajnë në vete. Vëllezër ky është plani. Por, as këta e as ata e as të tillë nuk do të fitojnë.
E vërtetë është se të gjithë janë dakorduar për të rënë Siria si gjah dhe pastaj vjen roli i therjes dhe coptëtimi të këtij gjahu. Unë po them therje, por kjo therje është pasqyrim i ndarjes dhe copëtimit. Si do të bëhet ky copëtim? Si do të quhet emri i këtij shteti në bregdet? Si do të quhet ky shtet në Halep dhe kështu me radhë?! Më kujtohet se kam përmendur një pjesë të këtij plani edhe në raste të tjera. Unë i thërras këta vëllezër dhe këta të rinj që të kontrollojnë emocionet e tyre dhe ti drejtohejnë kah arsyeja, të disiplinojnë (rregullojnë) arsyen e tyre sipas Islamit dhe të marrin për mësues të tyre të Dërguarin e All-llahut, e jo mua apo dikë tjetër.
Të lexojnë biografinë e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve-sel-lem dhe të lexojnë hadithet e Pejgamberit që flasin për fitnet e këtij realiteti kohorë, si dhe të ndjekim urdhërin e të Dërguarit të All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve-sel-lem. Ndërkaq, krahas kësaj, e thërras veten time dhe juve që gjithmonë, po e përsëris gjithmonë, ti kthehemi All-llahut Fuqiplotë me sinqeritet dhe të kërkojmë falje, e falje, e falje. Vallahi, ju të gjithë jeni më të mirë se unë, por unë dëshiroj që ata që janë jashtë si dhe ata që nuk i shoh të pendohen tek All-llahut Fuqiplotë.
Kërkoj që biznismenët të dalin nga ato detëra që gati janë duke u fundosur në to, detërat e kësaj bote, të tregtisë dhe të të hyrave të fitimit, etj., qëndroni pakëz me All-llahun, qëndroni pakëz me All-llahun! Ata që kalojnë netë të tëra në harame të ndryshme le t'i kthehen All-llahut dhe të bëjnë pendim. Edhe ata që balli i tyre nuk njeh sexhden për All-llahun, që nuk e njohin Kiblen, që nuk marrin Kur'anin që ta lexojnë atë, madje as një herë brenda dy viteve.
Vëllezër të dashur! Ju jeni muslimanë, sot jeni mbi tokë e nesër ndër tokë. Kthehuni All-llahut Fuqiplotë, pendohuni e pendohuni Atij. Nëse pendohemi nuk po them të gjithë, por gjysma, unë po u garantoj dhe atë duke u bazuar në gjërësinë e mirësisë dhe bujarisë së All-llahut, se Ai neve këtë brengë (situatë të rendë) do të na heqë dhe largojë edhe atë në një mënyrë të çuditshme (duke i thyer ligjet).
Vëllezër të mi, por nëse ne intatosemi atëherë është për t'u habitur, sepse ka një numër shumë i madh i tyre që nuk dëshirojnë të bëhen ndryshime, sepse realizimi i këtyre ndryshimeve ua pakëson fitimin deri në 50%. Sipas tyre, duhet të ketë kurrupsion, shkelje të ligjit, duhet të ketë ryshfet dhe çdo kush prej tyre duhet të fshehë veten pas ndonjë funksioni, duhet dhe duhet e gjithë kjo që fitimi të shtohet dhe rritet. Paramendoni këtë, paramendoni!
Vëllezër të dashur, zotëria ynë Hasan Basriu ka dëgjuar dikë duke sharë Haxhaxhin me ç'rast i thotë atij: "All-llahu të mëshiroftë, mos bën një gjë të tillë, sepse unë druaj që nëse shkon Haxhaxhi, do t'ju udhëheqin majmunat dhe derrat". Kjo është thënja e Hasan Basriut. Transmetohet nga i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve-sel-lem se ka thënë: "Udhëheqësit tuaj janë veprat tuaja, si do të jeni, ashtu do t'i keni udhëheqësit".
Nëse duam të përmrëisojmë gjendjen tonë duhet të përmirësojmë veten tonë. Këtë ia them vetës sime, funksionarit më të madh të shtetit, funksionarëve për rreth tyre. Këtë e kam thënë në një tubim që nuk dua ta tregoj se ku kam thënë, se doemos duhet të pendohemi dhe t'i kthehemi All-llahut, patjetër duhet të pendohemi, pendimi për neve është domosdoshmëri për të gjithë ne. All-llahu Fuqiplotë në Kur'an të gjithëve na thotë madje edhe Pejgamberit tonë: "Të gjithë ju, o besimatarë, pendohuni te Zoti, që të arrini shpëtimin", (Nur, 31). Lus All-llahun Fuqiplotë që të na bashkojë rreth asaj që Ai është i kënaqur.
Vëllezër të mi, Vallahi pas kësaj, askush të mos më paragjykoj mua, sepse Zoti im atë paragjykim do të bëj dënim paralajmërues edhe ty (tjetër). Unë po deklaroj se asnjëherë nuk kam kërkuar kënaqësinë e askujt nga krijesat e as nga udhëheqësit e as nga të udhëhequrit. Midis meje dhe varrit kan ngelur disa hapa. Nuk e kam bërë një gjë të tillë në rininë time. Tani kërkoj mëshirëen e All-llahut. Mëtimi im është kënaqësia e All-llahut.
Unë nuk dua tjetër, perveç se hadithin e të Dërguarit të All-llahut ku thotë: "Ai që kërkon kënaqësinë e njerëzve duke hidhëruar All-llahun, All-llahu atë e lë në duar të njerëzve. Ai që hidhëron njerëzit për të kënaqur All-llahun, atij All-llahu do t'i mjaftojë". Ky është parimi im, ky është parimi im! Me këtë kam jetuar dhe për këtë i jam besatuar prindit tim, pas All-llahut dhe në këtë do të vazhdoj deri sa të takoj All-llahun Fuqiplotë.
Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përshtati: Mexhlisi-ASR
_________________________
- Shkëputur nga Ligjerata e mbajtur me datën: 06.06.2011.