Fetva 139
Pyetja:
Pyetja ime është lidhur me hytben (fjalimin e ditës së Xhumasë) para Ramazanit, tema e së cilës ishte udhëzuesi i Zotit. Sipas fjalëve të Doktorit (fjalëve tuaja), muslimanët në Amerikë sot janë në një anije të madhe e cila është e drejtuar në një drejtim të gabuar dhe se ata nuk kanë mundësi ta ndrojnë këtë drejtim dhe as që munden të mbrojnë veten e tyre nga rryma e fuqishme rrëmbyese.
Pyetja ime është: çfarë duhet të ndërmarrin ata sipas mendimit tuaj? A është më mirë që ata të ngelin në vendet e tyre apo të udhëtojnë për në Perëndim, ndërsa ju e dini se pse njerëzit udhëtojnë për në Perëndim. Unë dua të them se neve nuk mund t'i ndalojmë njerëzit nga udhëtimi për në Perëndim.
Përgjigja:
Ata që sot jetojnë në Perëndim janë dy grupe:
Grupi i parë janë ata që shkojnë me rrymën e Perëndimit dhe lëvizin me aparatin total të tij. Ky grup do apo s'do është ndihmesë e Perëndimit dhe e rrugës së tij. Këta kanë për ta vuajtur dënimin e kësaj gjëje para All-llahut Fuqiplotë Ditën e Gjykimit.
Grupi tjetër jeton në Perëndim por, larg sistemit dhe rrugës së tyre. Njëlloj si jeta që bënin muslimanët në periudhën xhahilite (injorancës) gjatë viteve të para të Dërgesës së Pejgamberit larg injorancës së tyre. Efekti i këtyre do të jetë njëlloj si efekti i atyre që jetonin në errësirat e xhahilijetit në Gadishullin Arabik. Abdurrahman Ed-Dahili bëri një jetë të tillë në Perëndim. Pra, ai që e ka patjetër të jetojë atje atëherë biografia e tij le të jetë si e Abdurrahman Ed-Dahilit.
Autor: Prof. Dr. el-Buti