Fetva 15
Pyetja:
Unë jam amvise e gjashtë fëmijëve. Ndiej nevojë të domosdoshme për të harxhuar mund të madh për edukimin e tyre.
A më lejohet mua që të bëj operacionin e lidhjes së vezoreve që të ndërpres shtimin e fëmijëve, sidomos në këtë kohë të ndërlikuar e liberale?
Përgjigja:
Operacioni i lidhjes së vezorëve nuk lejohet sepse kjo është një mënyrë që shpie në ndërprerjen përfundimtare të mundësisë për shtatëzani, përveçse në raste të nevojës së skajshme (darurah) si p.sh.: nëse dy mjek specialistë konstatojnë se gruaja nuk është e aftë për lindje, apo nëse shtatëzania i shkakton asaj shkatërrim.
Autor: Prof. Dr. el-Buti