Fetva 206
Pyetja:
Në vitin 1990 bleva një dyqan nga trashëgimtarët e babait tim. Nijeti im ishte që ta ruaj atë pasuri dhe të punoj me atë dyqan ndonjë mjeshtri. Por, një gjë e tillë nuk ndodhi ashtu siç dëshiroja. Dyqani ngeli pa mos u hapur. Pas një kohe më shkoi ndër mend që ta shes ate me qëllim që të fitoj diçka. Gjatë disa viteve vinin myshterinjë që donin ta blejnë dhe me çmime të ndryshme por, për shkaqe të ndryshme nuk ramë dakord me asnjërin. Ndërkohë, çmimet e pasurive të patundshme në vendin tim ranë tepër gjë që më largoi nga ideja e shitjes së dyqanit dhe fillova që ta veshi duqanin dhe ta përgatis për punë por, me një ngadalësi kuptohet sipas gjendjes materiale kështuqë nuk përfundova deri tash.
Por, tash dikush erdhi dhe më tha se unë duhet të paguaj zekatin për atë dyqan dhe atë komplet për të gjithë periudhën që nga data e blerjes e deri tash me 2.5% kurse unë e di se për një gjë të tillë nuk ka zekat në përjashtim nëse është me nijet të tregtisë. Çfarë të bëj sidomos nëse kërkohet që të jap për krejt periudhën, frikohem se nuk do të kem aq pasuri që ta mbulojë atë vlerë. Kjo është nga njëra anë, kurse nga ana tjetër ulja e madhe e çmimeve të pasurive të patundshme në vendin tonë mundet që vlerën e zekatit ta bëjë të kalojë edhe vlerën e dyqanit.
A mund të pres deri atëherë kur të shitet dyqani që prej asaj shume të paguaj zekatin? Njashtu, a kam të drejtë që nëse më mundësohet ta grumbulloj shumën dhe t'ja jap vajzës sime që është e martuar dhe ka pesë fëmijë, burri i së cilës përjeton një krizë ekonomike të rëndë sa që edhe për bajram nuk është në gjendje t'i vesh të gjithë ata?
Përgjigja:
Atij personi i thua: "Frigohu All-llahut dhe mos e bën mendjen dhe injorancën tënde mjet për të luajtur me Sheriatin e All-llahut të Madhëruar".
Pasuritë e patundshme nuk kanë zekat përveç nëse blehen me nijet që me to të bësh tregëti. Pasuria e patundshme që është trashëgim dhe ajo që blehet me nijet të shfrytëzimit nuk kanë zekat në bazën e tyre. Bazuar në këtë nuk ka zekat në dyqanin ose vlerën që e ke trashëguar nga babai yt. Por, zekati i tyre është në profitin e tyre nëse arrihet nisabi dhe motmoti.
Autor: Prof. Dr. el-Buti