Banner

Fetva 85



Pyetja:

A është e mundur që njeriu ta sheh Pejgamberin alejhis-selam duke qenë i zgjuar e jo në ëndërr.

Poashtu, a mund që dikush të të njoftojë me atë që është e shënuar (shkruar) në "Leuhi Mahfudh" i cili i përmban çështjet që nuk i di kush përveç All-llahut Fuqiplotë?


Përgjigja:

Të shohim Pejgamberin alejhis-selam nuk është gjë e pamundur, por, njeriun të cilin All-llahu e nderon me një gjë të tillë nuk mund të jetë prej atyre që këtë ua publikon njerëzve.

Pra, sipas kësaj, kur të shohësh se dikush pretendon se si i zgjuar e ka parë të Dërguarin e All-llahut atëherë dije se ai është rrenavec dhe personi që pretendon një gjë të tillë duhet të bëhet terbije dhe të dënohet.

E njëjta përgjigje vlen edhe për pyetjen tënde të dytë.



Autor: Prof. Dr. el-Buti

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...