Banner

Fetva 17



Pyetja:

Shpresoj që të më shpjegoni çfar keni për qëllim me atë që ju vazdimisht e potenconi gjatë ligjeratave tuaja të ndryshme, se dhikri ndaj All-llahut (të përmendurit e All-llahut) është zgjidhje për të gjitha problemet tona?


Përgjigja:

Do të mundohem që pyetjes tënde t'i përgjigjem shkurtimisht dhe shpresoj që All-llahu të më mundëson që këtë shkurticë ta zgjëroj në një ligjeratë të afërt. Të gjitha problemet e tipeve të ndryshme prej të cilave sot vuajnë muslimanët u takojnë një sërë shkaqeve e që janë sëmundjet shpirtërore të mishëruara në kopracinë e makutërinë e madhe, në epshin e ndjekur në këtë botë mbresëlënëse dhe në atë që çdo njëri të pëlqen dhe vlerëson mendimin e vet.

Njëkohësisht, këto janë edhe sëmundjet që i Dërguari i All-llahut, -bekimet a All-llahut qofshin për të-, i ka numëruar në Hadithin të gradës Sahih. Këto sëmundje shkaktojnë përçarje dhe zënie, ndërsa përçarja e muslimanëve është faktor i varfërimit të tyre pas posedimit të pasurisë, shkak i dobësimit të tyre pas posedimit të forcës dhe faktor i prapambeturisë së tyre pasi që ishin të përparuar. Është më se e qartë se ajo që i eliminon këto sëmundje shkatërruese është vazhdimësia e dhikrit ndaj All-llahut Fuqiplotë (të përmendurit All-llahun) dhe atë sipas rregullave të njohura.

Kështu është sepse ai që në zemrën e njeriut rrit dashurinë ndaj All-llahut është dhikri. Domethënia dhe rëndësia e kësaj dashurie është se kur kjo shtohet, dëbon nga zemra dashurinë ndaj të tjerëve dhe pastron zemrën ndërsa vrulli i epshit shuhet dhe kështu atëherë pushojnë problemet të cilat paraqiten vetëm si pasoja të atyre sëmundjeve. Kjo paraqitje e shkurtër ka zgjërim.

E lus All-llahun që të më mundësojë rrethanat për ta sqaruar këtë.



Autor: Prof. Dr. el-Buti

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...